Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 437 raste.
Që nga marsi i këtij viti e deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 437 raste me koronavirus.
Vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë evidentuar edhe 111 raste të reja me COVID-19.
Duke e parë shkallën e rritjes së koronavirusit, infektologu Izet Sadiku, ka bërë thirrje që qytetarët edhe më tutje të vazhdojnë të përdorin maska, të mbajnë distancë e higjienë.
Sipas Sadikut, pandemia me COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe për këtë arsye duhet edhe mbikëqyrje më e madhe nga autoritetet përgjegjëse.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 437 të infektuar me koronavirus, ku 32 prej tyre kanë vdekur dhe 928 janë shëruar.
Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:
Kanë kaluar 3 muaj nga 13 marsi kur është diagnostkuar rasti i parë me COVID19.
Deri më tani, kemi pasur:
🔸1437 raste pozitive,
🔸prej tyre 928 pacientë apo 64.5 % janë të shëruar ✅,
🔸33 pacientë apo 2.3 % kanë pëfunduar me vdekje ndërsa
🔸476 apo 33.2 % janë raste aktive❗️
Në dy ditët e fundit kemi 111 raste të reja❗️
Këto shifra na tregojnë se pandemia COVID nuk ka kaluar, siç ka pasur pretendime të herë pas herspashershme.
Deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari për trajtimin e saj na duhet plan i detajuar për ballafaqimin me përpikmëri me pandeminë më sfiduese globale të shëndetit publik.
Qytetarët edhe më tutje duhet:
🔸të përdorin maska
🔸të mbajn distancës dhe
🔸higjienën personale
🔸Duhet rritur mbikqyrja institucionale për respektimin e masave parandaluese, marrja e masave ndaj atyre që nuk i respektojne këto masa dhe
🔸Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shëndetësore që ballafaqohen me këtë pandemi!_
#mbajemasken#mbajedistancën.