Aktuale

11-vjeçarja në burg për shkak të nënës së saj vrastare

Shirin Gul kishte sjellë në shtëpi meshkujt, të cilët është dashur ta paguajnë për seks.

Në vend të kësaj, Gul kishte vendosur drogë në çaj, pas të cilës i kishte vrarë dhe varrosur në oborr.

Deri në vitin 2005, Gul mbyti 27 meshkuj, për shkak tët ë cilës mori pseudonimin “e burgosura më famëkeqe ne Afganistan”.

Aktualisht ajo ndodhet në vuajtje të burgut të përjetshëm dhe bashkë me të ndodhet edhe vajza e saj 11-vjeçare.

Times shkruan se sipas ligjeve të Afganistanit, nënave iu lejohet të mbajnë fëmijët në burg derisa ata të jenë të moshës minore, transmeton KosovaPress. Vajza e Gul quhet Mina dhe ajo është lindur në burg, pas marrëdhënieve të nënës së saj me rojën e burgut.

Gul kishte ndërmarrë një veprim të tillë për t’iu shmangur varjes. Gazeta britanike shkruan se vajza Mina asnjëherë nuk ka dalë jashtë burgut dhe për dallim nga e ëma e saj vrastare, ajo është shumë e sjellshme.

“Gul për një moment i është afruar vajzës së saj duke i thënë do të vras. Do të vij dhe t’i nxjerr sytë. Mina ndaj këtyre fjalëve ka reaguar qetë, duke qetësuar nënën e saj”, shkruan gazeta.