Rajon & Botë

11 të vrarë në përleshjet në Libi

Së paku 11 persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet forcave të armatosura rivale, në afërsi të terminalit të naftës në Libinë lindore.

Luftimet u zhvilluan mes Brigadës Mbrojtëse të Bengazit dhe Ushtrisë Popullore të Libisë, të cilët janë përleshur mes vete për kontrollin e terminalit të naftës./KosovaPress/