Të paktën 11 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën kur një makinë bombë vetëvrasëse shpërtheu në një treg të hapur në Bagdadin lindor të dielën, thanë zyrtarët e policisë në Bagdad për CNN.
Shpërthimi është kryer nga një sulmues vetëvrasës në tregun Alwat-Jamila të Bagdadit lindor në qytetin Sadr, transmeton KosovaPress.
Ky është incidenti i fundit i dhunshëm në vendin e shkatërruar nga lufta në Irak.
Mediat e ISIS-it të krahut Amaq, morën përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në Twitter.