Aktuale

11 të vdekur brenda ditës nga Covid-19 në Kosovë

11 pacientë kanë humbur jetën si pasoj e Covid-10 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Duke çuar kështu në 401 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Siç njofton IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN