Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka bërë publik raportin e përditësuar që vjen nga Klinika Infektive.
Në këtë Klinikë janë të hospitalizuar 11 pacientë ku shtatë prej tyre janë të infektuar me Covid 19.Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv) thuhet në raportin e Klinikës.
Njoftimi i plotë:RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE QKUK
Prishtinë, 19 maj 2020
Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.
Burimi: Klinika Infektive