Një i dyshuar mashkull punëtor i një pompe derivatesh kishte deponuar në bankë një shumë parash, në mesin e parave ishte edhe një bankënotë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar dhe një femër, punëtore në bankë pasi e njëjta nuk e kishte raportuar rastin menjëherë në polici. Me urdhër të prokurorit bankënota e dyshuar është konfiskuar , rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /KosovaPress/
Tags:para të falsifikuara