Vrasësit serikë, sidomos vrasësi Zodiak, janë kriminelët më legjendarë të të gjitha kohërave, shkruan Gazeta Intro.
Shumë prej tyre janë kapur, por disa janë ende të lirë dhe ndoshta janë gati për të kryer vrasje. Këtu është një listë e 10 vrasësve seriozë serialë që janë ende në arrati, pavarësisht nga gjuetia massive e policisë:
1. Vrasësi në The Long Island
Që nga viti 1996, ky vrasës i copëtoi dhe i gjuajti disa viktima në brigjet e Long Island. Gjithsej 14 viktima kanë qenë të lidhura me këtë vrasës të dhunshëm, i cili ka shmangur kapjen. Shumica e viktimave kishin lidhje me treg seksi, dhe policia beson se ai mund të jetë zyrtar në zbatimin e ligjit. Një nga viktimat e tij ishtenjë foshnjë e vogël.
2. Vrasësi me makinë shitëse
Një vrasës serik në Japoni i lidhte pijet në makinat shitëse të ushqimeve me një herbicid të quajtur parkuat. Ky helm shkaktonte të përziera, dhe disa ditë më vonë, viktimatvdisnin. 10 vetë vdiqën ndërsa 35 të tjerë mbijetuan nga helmimi. Kryerësi nuk është kapur kurrë. Shumë helmime që kanë qenë kopje të kësaj kanë ndodhur në Japoni që nga ajo kohë.
3. Vrasësi Wes Mesa
Mbetjet e 11 grave dhe një fetusi u zbuluan në shkretëtirë pranë Albuquerque, në Neë Mexico në 2009. Një vrasës serik i njohur si Ëes Mesa Koleksionuesi i Eshtrave ishte dyshuar të jetë fajtor. Ai kurrë nuk është kapur, edhe pse ka qenë i lidhur me disa krime të tjera.
4. Vrasësi i Qarkut Edgecombe
Ky Qark i Karolinës së Veriut dëshmoi vrasjet e tmerrshme të nëntë grave dhe një mashkulli transvestit, midis viteve 2005 dhe 2010. Të gjitha gratë ishin prostituta afrikano-amerikane. Ata u therën dhe pastaj u masakruan deri në vdekje, ndërsa viktima mashkull ishte copëtuar.
5. Vrasësi i Plazhit Daytona
Trupat e katër grave u gjetën të hedhura në hyrje të Daytona Beach në Florida midis viteve 2005 dhe 2008. Të gjitha gratë ishin qëlluar në kokë. Vrasësi nuk është kapur kurrë dhe besohet të jetë njëvozitës kamioni i distancave të gjata. Këto vrasje kanë qenë të lidhura me 24 vrasje të tjera përgjatë rrugëve të Floridas.
6. Stoneman
Mbi 13 njerëz kanë rënë viktimë e këtij vrasësi të tmerrshëm në Indi midis viteve 1985 dhe 1988. Ky vrasës serik vinte në shënjestër njerëzit e pastrehë që flinin në rrugë. Ai përdorte një gur të madh për t’u shtypur kokën ndërsa ata flinin. Ai nuk është kapur kurrë, pavarësisht që një njeri i ka mbijetuar kësaj përvoje të hidhur. 12 persona të tjerë u vranë përsëri në Kalkuta më 1989, me të njëjtën metodë merruese. Asnjë i dyshuar nuk është identifikuar që atëherë.
7. Vrasësi Hwaseong
Dhjetë gra u përdhunuan dhe u mbytën me rrobat e tyre midis viteve 1986 dhe 1991. Kjo ndodhi në Korenë e Jugut dhe u bënë vrasjet më famëkeqe në historinë e vendit. Viktima e katërt mbijetoi dhe dha një përshkrim të një njeriu të hollë në të njëzetat. Përkundër rikuperimit të mostrës së ADN-së, vrasësi nuk është kapur deri më sot.
8. Kasapi B1
Ky është vrasësi më famëkeq i Namibisë. Ai i ka copëtuar dhe i ka zvarritur disa prej viktimave të tij, pastaj i ka ndarë pjesët e trupit veç e veç. Këto krime filluan në vitin 2005, me viktimën e fundit të zbuluar në vitin 2007. Ai është ende në arrati, pavarësisht nga përpjekjet e forcave të Namibisë dhe Afrikës së Jugut.
9. Vrasësi i Neë Bedford Highway
Punëtorët seksualë dhe të varurit nga droga ishin në shënjestër të këtij vrasësi në Massachusetts në vitin 1988. 11 gra u vranë dhe trupat e tyre u hodhën nga rruga. Disa të dyshuar u identifikuan, ndonëse asnjë provë nuk ishte e mjaftueshme për t’i dënuar ata.
10. Përdhunuesi i Zonës së Lindjes
I njohur gjithashtu si Ndjekësi Origjinal i Natës, ky vrasës i Sakramentos ka kryer mbi 50 përdhunime dhe dhjetë vrasje. Kjo ndodhi në periudhën 1979-1986. Ai fillonte duke hyrë në shtëpi dhe pastaj e çonte krimin e tij në përdhunim dhe më në fund bënte vrasjen. Njëherë ishte inçizuar në një telefonatë me një nga viktimat e tij./Gazeta Intro