Aktuale

10 VJET SHTET

17 shkurti 2018 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush një dekadë prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15: 39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.

Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas Pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 113 shtete.