Policia në Indi ka rihapur rastin e një vajze 10-vjeçare pasi testet e mjekësisë ligjore zbuluan se mostrat e ADN-së së fëmijës së saj nuk përputheshin me ato të xhaxhait të saj, i cili akuzohet për përdhunimin e saj.
Pasi Gjykata Supreme ia mohoi të drejtën për abort, ajo lindi një vajzë muajin e kaluar.
10-vjeçarja nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj. Ajo i ishte thënë se ishte fryrë sepse kishte një gur në bark. Ajo pretendon se ajo u përdhunua disa herë brenda shtatë muajve të kaluar nga xhaxhai.
I akuzuari, i cili është në të 40-at, u arrestua dhe po gjykohet në një gjykatë të posaçme që merret me krime kundër fëmijëve, transmeton KosovaPress. Ai është në burg dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë deri tani.
Rezultati i testit të ADN-së ka çuar tani në pyetjet nëse vajza është keqtrajtuar nga të tjerët. Policia tha se xhaxhai i kishte pranuar akuzat. Njëjtë është shprehur edhe babai i vajzës.
“Deri tani askush nuk kishte menduar për ndonjë mundësi tjetër. Vajza kishte dëshmuar në gjykatë me fakte se xhaxhai ishte fajtor për abuzimin e saj”, tha një zyrtar i përfshirë në hetim mërkurën.