Aktuale

10 vjeçari dyshohet se ka rënë në pusetë, njësitet relevante në kërkim

Një fëmijë i moshës 10 vjeçare dyshohet se ka rënë një pusetë në fshatin Sllakovc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë Zhytësit, Policia e Kosovës, pjesëtarë të FSK-së dhe mjete të tjera që të ndihmojnë rreth rastit, meqë gropa në të cilin dyshohet se ka rënë 10 vjeçari është shumë e madhe.

E kemi një informatë të tillë, janë thirrur  policia, zhytësit, zjarrfikësit dhe mjetet e tjera relevante që të ndihmojnë pasi gropa është e madhe”, tha Hashani.

Ai ka shtuar se fëmija është ende në kërkim, derisa beson se mund të ketë rrezik potencial për t’u gjetur aty, duke u bazuar në atë se çfarë kanë raportuar familjarët e fëmijës në fjalë.