Të paktën 10 ushtarë egjiptianë u vranë pas shpërthimit të dy bombave gjatë përplasjeve me xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik në gadishullin e paqendrueshëm të Sinait, njoftoi sot ushtria egjiptiane.
Dy bomba të vemdosura në rrugë shpërthyen gjatë luftimeve që ndodhën pas një sulmi të ushtrisë kundër një baze të xhihadistëve.
Që prej kohës që ushtria largoi presidentin islamik, Mohamed Morsi në vitin 2013, ushtarët dhe policët kanë qenë shpesh shënjestër e sulmeve xhihadiste, veçanërisht në veri të Sinait, bastion i degës egjiptiane të Shtetit Islamik.
“Qindra policë dhe ushtarë janë vrarë në këto sulme xhihadiste, kryesisht në veri të Sinait”, sipas autoriteteve.