Librat e mirë, si miqtë e mirë, janë të rrallë por të sjellin kënaqësi dhe janë besnik.
Ata hapin mendjen tuaj dhe u inspirojnë të ndryshoni jetën tuaj dhe botën rreth jush.
Gjithmonë mund të gjeni zgjidhje të mrekullueshme për problemet e juaja tek ta, dhe njëkohësisht e zhytni veten tuaj në një botë plotësisht të re idesh.
Libri i duhur mund të iu motivojw dhe t’ua jap shtytjen që keni nevojë për të vazhduar.
Për ata që janë të dashuruar kokë e këmbë me literaturën, këtu mund t’i gjeni disa thënie:
•    Mëso dhe lexo libra seriozë. Jeta do e kryej pjesën tjetër. – Fyodor Dostoevsky
•    Nëse lexon vetëm librat që të gjithë lexojnë, do të mendosh vetëm atë çka të gjithë e mendojnë.  –Haruki Murakami
•    Njeriu që nuk lexon libra të mirë, s’ka përparësi mbi atë që nuk mund t’i lexoj.- Mark Twain
•    Leximi i librave të mirë, është sikur biseda me njeriun më të mirë të shekujve të kaluar. –Rene Descartes
•    Kinemaja më e mirë është truri, dhe e di kur e lexon një libër të mirë. – Ridley Scott
•    Të bëhesh i mençur duhet të lexosh dhjetë libra- por t’i gjesh ata dhjetë, ti duhet të lexosh me mijëra. – Autor i panjohur
•    Të mësosh të lexosh është si të ndezësh një zjarr; çdo rrokje që germëzohet është një shkëndijë. – Victor Hugo
•     Universiteti më i mirë është koleksioni i librave. – Thomas Carlyle
•    Le të lexojmë dhe le të vallëzojmë – dy zbavitjet që nuk do ti bëjnë asnjëherë dëm botës. – Francois Voltaire
•    Librat e mirë nuk i japin sekretet e tyre njëherësh. – Stephen King
			
				




















