Rajon & Botë

10 të vdekur nga uragani Matthew në ShBA

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në SHBA si pasojë e uraganit të fuqishëm Matthew, ndërsa i është drejtuar pjesës jug-lindore të bregdetit në Florida.

Tre persona kanë vdekur në Kartolinën Veriore, tha guvernatori Pat McCrory, i cili e quajti uraganin Mattheë, si “stuhi shumë shumë serioze”.

Në Gjeorgji, tre persona mbetën të vdekur, përfshirë këtu edhe një invalid, pas goditjes së dy pemëve në shtëpinë e tij. Më herët gjatë ditës kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë.