Dhjetë studentë janë arrestuar ndërsa shtatë prej tyre janë lënduar nga gazi lotsjellës.
Kështu tha Nurimshahe Demaliaj, njëra nga studentet e organizatës “Kritikë, Studim, Veprim” të cilët sot kanë protestuar para rektoratit të UP-së.
Disa nga studentët brenda sallës ku po mbahej ceremonia për shënimin e 47 vjetorit të themelimit të UP-së ia kanë ndërprerë fjalën rektorit Marjan Demaj. Për t’i larguar ata nga oborri I UP-së ka reaguar edhe Policia me ç’rast është përdorur edhe gazi lotsjellës.
Këta janë studentët e arrestuar sipas SKV-së
Flamur Pireva Egzon Azemi Bardhë Ahmeti Trim Gashi Miran Rrudhani Dardan Kadaj Nijazi Behluli Endrit Shatri Premton Zogiani. /KosovaPress/