Kur hormonet e trupit pësojnë çrregullime, organizmi fillon të përjetojë probleme të ndryshme, të cilat shpesh herë anashkalohen. Ndonëse ka shumë faktorë që çojnë në ngritjen apo uljen e hormoneve, vlen për t’u theksuar se femrat preken më shumë nga këto ndryshime.
Estrogjeni është hormoni i prodhura nga vezoret dhe luan një një rol shumë të rëndësishëm në organizmin e femrës. Nivelet e estrogjenit luhaten në bazë të moshës dhe fazës së ciklit menstrual, por kur nivelet e këtij hormoni pësojnë luhatje të mëdha, kjo gjë shoqërohet me jo pak probleme.
Nivelet rriten natyrshëm gjatë pubertetit dhe shtatzënisë, por trupi gjithashtu prodhon më shumë estrogjen kur një femër është mbipeshë pasi qelizat e yndyrës mund të prodhojnë estrogjen. Shkaktarët janë si më poshte:
Obezitet
Tension i lartë i gjakut
diabet
stres
Sëmundjet kardiovaskulare
Pirja e tepërt e alkoolit
Farat e sojës janë të pasura gjithashtu në estrogjen.
Shenjat që paralajmërojnë rritjen e estrogjenit përfshijnë:
Luhatje
humori
ankth
depresion
Pagjumesi
fryrje
Shtim në peshë
Renie flokesh
lodhje
Cikël menstrual i parregullt.
Ulja e dëshirës për seks