Aktuale

10 persona arrestohen nga aksioni i Policisë dhe Doganës

Ndërsa Dogana dhe Policia e Kosovës theksojnë se për rezultatet e sotshme të aksionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra do të njoftojë pas përfundimit të aksionit, Koha.net merr vesh për ndalim e së paku dhjetë personave, të implikuar në këto veprimtari të kundërligjshme. Për këta pritet vendimi i prokurorit.

Në aksionin e sotshëm kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, që ka nisur në ortë e hershme të mëngjesit në 17 lokalitete, kryesisht në Gjilan e Prishtinë, ishin të angazhuar 100 doganierë e policë.

Merret vesh se në Fushë Kosovë është zbuluar një fabrikë ilegale, ku prodhoheshin produkte tekstili false.