10 milionë telefona të llojit Android janë infektuar me një virus të quajtur “HummingBad”.
Sipas Time magazine, ky virus i detyron përdoruesit e Android që të klikojnë në reklamat në telefonin e tyre, transmeton KosovaPress.
Ai gjithashtu, instalon aplikacione të dëmshme vetvetiu.
Këtë virus e ka krijuar një haker i quajtur Yingmob, i cili ka fituar mijëra dollarë me anën e këtyre mashtrimeve.
Google kompania partnere e Android, ka thënë se është duke u munduar t’i bllokojë këto instalime dhe t’i mbajë informatat e përdoruesve të sigurta./KosovaPress/