E dini se cilat janë objektet që prekim në vazhdimësi dhe që konsiderohen si më të papastrat?
Ja cilat janë ato!
Telefoni.
Ai mund të përmbajë një lloj bakteri që mund të shkaktojë diarre dhe krampe në stomak.
Telekomanda.
Duhet të pastrohet me një solucion dizinfektues.
Tastiera e kompjuterit.
Sipër saj mund të hamë një ushqim apo të pimë kafe, sipër tij ndodhet pluhuri dhe për këtë duhet ta pastroni shpesh duke përdorur edhe pak alkool.
Sfungjeri i enëve.
Është një nga objektet më të papastra në shtëpi prandaj duhet ta ndërroni shpesh.
Mbajtësja e krehërve dhe furçave. Mund ta lani në lavastovilje.
Lodrat e qenit.
Ajo mund të përmbajë shumë bakterie duke qëne se futet në gojën e lagësht të qenit.
Lavatriçja.
Disa viruse që shkaktojnë probleme në stomak mund të mbijetojnë edhe pas larjes së rrobave. I lani në gradë të lartë dhe përdorni dizinfektues për veshjet intime.
Karroca e pazareve në supermarket.
Atje mund të ulet fëmija me bebelinën e papastër, mund të bëjë nevojat një zog, do të kapet nga shumë duar të papastra. Lani gjithmonë duart pasi keni bërë pazar.
Kutitë mbajtëse të sapunit të lëngshëm.
E dini përse? Sepse ne e mbushim para se të përfundojë prandaj atje mund të rriten bakterie. E lani mirë para se të hidhni atje sapunin tjetër.