Fëmijëve u pëlqen të bëjnë gjëra me duart e tyre, por kur rezultati është i bukur dhe i dobishëm, atëherë është dy herë më mirë.
Ne do të ndajmë me ju 10 artikuj të punuar me dorë, që janë të lehtë për t’u bërë por gjithashtu edhe shumë tërheqës për t’i parë.
Njëkohësisht do t’i bëni fëmijët tuaj të zënë gjatë gjithë ditës:
1. Përparëse me ngjyra.

Gjithë çka iu duhet është një përparëse e thjeshtë dhe një ngjyrë pëlhure ose ngjyra uji akrilik. Më pas lëreni imagjinatën të fluturojë, dhe pikturoni përparësen jo vetëm me brusha, por edhe me duar dhe këmbët tuaja!
2. Qilim me ngjyra
Merrni një rreth mesatar dhe disa penj të trashë me ngjyra, dhe fëmija juaj mund të bëjë një qilim të mrekullueshëm si ai mësipërm.
3. Mbajtëse çelësash me shenja të gishtërinjve
Ndërtoni disa zemra prej balte, pastaj shtypni ato poshtë në mënyrë që të iu mbesin shenjat e gishtave tuaj mbi të. Bëni një vrimë të vogël për një unazë çelësash, dhe vendosini në furrë.
4. Ide shumë e mirë, fëmijëve tuaj do t’u pëlqej ta provojnë

Vetëm rregulloni një fund të një copë teli mbi një unazë çelësi, lëreni fëmijën tuaj që të vendos rruaza në të. Pastaj rregulloni fundin shtrëngueshëm.
5. Një mbajtës unazash i lezetshëm
Jepni fëmijës tuaj disa balta polimer dhe një top tenisi, dhe ata mund të iu bëjnë një mbajtës të vërtetë unik unazash që vetëm ju do ta keni.
6. Një gotë e madhe ekskluzive
E gjitha që iu duhet është një tas i thjeshtë i bardhë dhe disa ngjyra qeramike ( të cilat tani prodhohen edhe si stilolapsa ) ose ngjyra për xham. Dhe ja ku e keni shkoni një tas apo gotë e madhe e bërë nga fëmija juaj!
7. Jastëku

Merrni ngjitës dhe disa ngjyra të veçanta, dhe ju lehtë mund të bëni jastëkë të jashtëzakonshëm me ngjyra si këto të treguara më sipër.
8. Qyp i ngjyrosur
E gjitha që duhet të bëni është të përzieni ngjyrën me ngjitësin e lëngshëm dhe të filloni me ngjyrosjen e tij.
9. Mbajtës të ndritshëm të qirinjve
Mbajtësit e qirinjve si këta janë bërë duke përdorur kripë të trashë, një ngjyrë të ushqimit, si dhe ngjitës të lëngshëm.
10. Çantë plazhi
Merrni një patate dhe preni në formën e dëshiruar më pas përzieni ngjitësin e lëngshëm me cilëndo ngjyrë që dëshironi dhe filloni ta vendosni mbi çantë.