Aktuale

1 milion lule të reja në Prishtinë, komuna nisë mbjelljen e tyre

Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes disa fotografive se ka filluar mbjellja e luleve sezonale.

“1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai shton se duhet kujdesur për to, që të mos dëmtohen.

“Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë”./FaktePlus