Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë mbjell 1 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1 133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.
“Janë mbjell në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë”.
“Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani.