Aktuale

​Zgjatja e afatit për borxhet publike, Qeveria miraton projektligjin

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për faljen e borxheve publike, me anë të cilit zgjatet afati për faljen e borxheve edhe për gjashtë muaj, deri më 15 prill 2017.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha sipas të dhënave borxhet totale janë mbi 900 milionë euro dhe deri më tani janë falur 40 përqind e këtyre borxheve.

“Suksesin më të madh në implementimin e ligjit e ka arritur ATK dhe KEK. Meqë disa ndërmarrje s’kanë qenë mjafte aktive në kryerjen punëve propozoj për zgjatjen e afatit edhe për 6 muaj të ardhëm deri më 15 prill 2017”, tha Hoti.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kjo është edhe një ofertë për të gjithë ata që kanë borxhe./KosovaPress/