Aktuale

​Ymeri-Apostolovës: Duhet ndryshuar kursi politik i qeverisjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është takuar sot me përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka njoftuar me domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik.

Kështu thuhet në një postim të Ymerit në facebook, ku theksohet se e la njoftuar zonjën Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë, si dhe me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës./KosovaPress/