Isa Xhemajlaj, kandidat për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin e tyre në mënyre të dinjitetshme.
Pasi ka kryer obligim e tij qytetarë duke votuar në qendrën e votimit në shkollën “Halil Bajraktari”, Xhemajlaj tha se pret që këtë ditë qytetarët e Drenasit ta shndërrojnë në ditë feste.
‘’Sot është raundi i dytë i zgjedhjeve në Drenas , i uroj të gjithë qytetarët e Drenasit ta kthejnë këtë ditë në festë, sepse sot është dita e tyre ata do të vendosin sot për të ardhmen e tyre, ata do të vendosin se kush do të jetë kryetari i Komunës së tyre . Ju bëjë thirrje të dalin të gjithë në zgjedhje, ta kryejnë obligimin e tyre moral edhe ligjor dhe të votojnë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme’’ tha Xhemajlaj.
Ai gjithashtu tha se kanë marrë masa që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, ai ka cekur se ka pasur disa lëshime të vogla por jo që do e dëmtonin procesin zgjedhor . Sa i përket fitores Xhemajlaj tha se kjo varet prej banorëve te Drenasit dhe se ata vendosin kush do të fitoj./KosovaPress/