Në Amsterdam sot ka filluar gjykimi i liderit të partisë opozitare anti-islame Geert Wilderse që ai e ka bojkotuar këtë, bëjnë të ditur sot mediat lokale.
Në vend të tij në gjykatë ka folur avokati i tij, i cili e lexoi deklaratën e politikanit, sipas të cilit bëhet fjalë për “gjykim politik” që është bërë kundër fjalës së lirë, transmeton Asociated Press.
Supozohet se gjykimi do të zgjasë më shumë se tri javë ndërsa akuza e ngarkon Wilders-in për komentet e tij të dhëna para dhe pas zgjedhjeve lokale në Holandë në vitin 2014.
Ky djathtist në një takim me simpatizantët e tij në Hagë I pyet ata nëse duan më shumë ose më pak.
“Do të përkujdesemi për këtë” është përgjigjur Wilders shihet në pamjet e treguara në gjykatë.
Por Wilders ka refuzuar të tërheq komentet e tij.
“Është e drejtë e imja dhe detyrë si politikan që të flas për problemet në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e Wilders që e lexoi avokati.