Të paktën nëntë civilë janë vrarë pasi një njësi e ushtrisë së Afganistanit detonoi municion dhe eksplozivë të gjetur në një vend të fshehtë, në provincën jugore, Helmand.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial në Helmand, Omar Zwak, ka thënë se ushtarët afganë kryen një operacion në të cilin kishin gjetur eksplozivë dhe municion të fshehtë, të cilin më pas e kishte detonuar, transmeton Express.
Operacioni ka ndodhur dje në mbrëmje.
Zyrtarët e kanë konfirmuar se në mesin e të vdekurve ishin dy fëmijë, tri gra dhe katër burra që vinin nga një familje. Ata u vranë pasi që kulmi i shtëpisë së tyre ishte shembur si pasojë e shpërthimit./Express/