Aktuale

​Vjedhi veturën në Vushtrri, arrestohet në Fushë Kosovë

Një 52 vjeçar me iniciale L. H, është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti tri ditë më parë kishte vjedhur në Vushtrri, vetura e llojit Mercedes.

Ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Kurse, pas procedurave të verifikimit faktik, vetura në fjalë i është kthyer pronarit.