Turqia e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave ku pas një seri shpërthimesh vetëvrasëse mbeten të vdekur 41 persona në aeroportin e Stambollit mbrëmjen e së martës.
239 persona u plagosën nga tri shpërthime terroriste në terminalin e aeroportit Ataturk të Stambollit, që është edhe njëri ndër tri vendet më të ngarkuara në Evropë, shkruan Middle East Eye.
Një zyrtar turk ka thënë se në mesin e të vdekurve janë edhe pesë saudë dhe dy irakianë, ndërkaq shtetas nga Kina, Jordani, Uzbekistani, Irani dhe Ukraina mendohet të jenë në mesin e 18 të huajve të vrarë, transmeton KosovaPress.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje vendeve perëndimore për të marrë një qëndrim të vendosur kundër organizatave terroriste.