Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuoşğlu ka thënë se Ankaraja ka kërkuar kthimin e tetë ushtarëve, të cilët zbarkuan në Aleksandropolis në Greqi .
“Ne kërkojmë kthimin urgjent të tetë ushtarëve tradhtarë të cilët ikën në Greqi me një helikopter , ” tha ai .
Ministri tha se autoritetet greke thanë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë, shkruan Hurriyet.
Greqia ka arrestuar tetë burra në bordin e një helikopteri ushtarak turk, të cilët ateruan mbrëmë.