Rajon & Botë

​Turqi, nëse bllokohen bisedimet me BE-në, liderët i drejtohen popullit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu deklaroi se pas përfundimit të negociatave me Bashkimin Evropian (BE) do të pyetet populli, sipas Anadolu Agency (AA).

“Ne fuqinë e marrim nga populli ynë. Kjo vlen edhe në kohën kur ka bllokim. Nëse tani bllokohet procesi i negociatave, atë që dëshiron të thotë edhe presidenti Erdogan, lirshëm mund ta pyesim popullin se si do të vazhdojmë tani e tutje”, tha Çavushoglu.

Në konferencën e përbashkët për median pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella, Çavushoglu vlerësoi gjendjen në të cilën ndodhet procesi i liberalizimit të vizave dhe kritikat që presidenti Recep Tayyip Erdogan ia ka drejtuar BE-së.