Aktuale

​Thaçi: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se dialogu me Serbinë, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë.

“Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në përmasa gjenocidiale”, tha Thaçi.

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm, por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

“Futja e çështjes e demarkacionit dhe shtyrja e liberalizimit të vizitave, është padrejtësi shekullore që u është bërë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar si qytetarë të rendit të dytë”, ka thënë Thaçi për vënien si kusht të liberalizimit të vizave me demarkacionin.

Ai ka kërkuar nga partitë politike dhe bartësit e institucioneve dhe partive politike që të bashkohen për çështjet më rëndësi shtetërore, duke pohuar se duhet të ndahen interesant shtetërore me ato politike, transmeton KosovaPress.