Aktuale

​Tetë kandidatë për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) ka përfunduar në kohën e paraparë.

Sipas njoftimit, deri në përfundim të ditës së enjte (10 nëntor) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar: 5 Parti Politike, dhe 3 Kandidatë të Pavarur.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016. /GazetaExpress/