Në një qytet të Turqisë, temperaturat kanë thyer rekord duke shkuar në 56 gradë celsius.
Bëhet fjalë për qytetin e Antalias, mjaft i njohur për pushuesit nga mbarë bota.
Temperatura kaq të larta nuk janë regjistruar ndonjëherë në këtë zonë, megjithëse ka klimë mesdhetare.
Qyteti ndodhet në bregun jugperëndimor të Mesdheut dhe ka zakonisht 300 ditë me diell në vit. Klima e tij është e thatë gjatë verës.
Temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik.
Tags:temperaturat