Ministria e Kulturës e ka organizuar një trajnim rreth sistemit të të drejtave të autorit me temë: Sistemi i të Drejtave të Autorit dhe të drejtave të përafërta në Kosovë”, ku u tha se ky sistem në Kosovë është shumë i ri dhe gjendja e tij është problematike.
Valon Kashtanjeva, drejtor i zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta tha se sistemi i të drejtave të autorit në Kosovë është shumë i ri dhe gjendet në përgjithësi në fazat fillestare të krijimit.
“Gjendja në Kosovë është problematike edhe pse ne çdo herë në të gjitha këto tubimet që i mbajmë për vetëdijesim kemi bërë ftesë që të përdoren këto mjetet juridike të cilat gjenden në kuadër të ligjit për ët drejtat e autorit, gjithashtu ë përdoret edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës po ashtu ka mundësi që të përdoren edhe kallëzime penale apo të drejtohen edhe policisë, prokurorisë kompetente për të kërkuar mbrojtje kur të drejtat e tyre shkelen”,tha Kashtanjeva.
Ndërsa eksperti për të drejtat e autorit, Ioannis Kiki, tha se mbroj tja e të drejtave të autorit mund të bëhet në disa mënyra.
“Ka dy mënyra se si ushtrohen të drejtat e autorit, kjo mundet të bëhet në baza individuale apo në mënyrë kolektive he kur bëhet një gjë e tillë në mënyrë kolektive, ka një arsye për këtë, në shumicën e rasteve munden autorët që të përcjellin, të monitorojnë të drejtat e tyre sepse në shumicën e rasteve janë me mijëra përdorues dhe ka nevoje për përdorim kolektiv, që organizata kolektive ta kryej këtë punë për ta në mënyrë më efikase, kështu që kur punohet në baza kolektive kjo mund të bëhet në tri mënyra të ndryshme, ajo çka quajmë ne në baza vullnetare gjithashtu mund të jetë e obliguar apo e zgjeruar”, ka deklaruar ai.
Trajnimi për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka filluar sot dhe pritet të zgjas dy ditë./kp