Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i kërkoi sot klasës politike të rikthehet në tryezën e negociatave për formimin e një qeverie, duke mos pranuar menjëherë zgjedhje të parakohshme legjislative në emër të stabilitetit të Gjermanisë dhe Evropës.
“Pres nga të gjitha partitë që të jenë të gatshme për dialog për të bërë të mundur brenda një afati të arsyeshëm formimin e një qeverie”, theksoi ai gjatë një fjalimi pas dështimit historik të Angela Merkel për të formuar qeverinë e saj të katërt.