Aktuale

​Shpërthim në hotelin në veri ku kishte qëndruar Edita Tahiri

Sonte rreth orës 20:15, ka ndodhur një shpërthim në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, i cili gjendet pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Burime të KosovaPress-it njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur në hotelin ku ditën e përurimit të objektit të Qeverisë kishte qëndruar ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Po atë ditë ishte hedhur një granatë dore, por që për fat nuk kishte shpërthyer, ndërsa granat e hedhur sonte nuk dështuar, ku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe të hetuesit policor./KosovaPress/