Shëndetësi

​Sheqeri, rrezik varësie si kokaina

Sheqeri është kokaina e re. Kështu është cilësuar nga ekspertët, sipas të cilëve, varësia që krijojnë njerëzit ndaj sheqerit, është e dëmshme aq sa kokaina.

Duke iu referuar një shkrimit të “Daily Mail” sheqeri është shumë i rrezikshëm sepse është shkaktar i obezitetit, dy llojeve të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Sipas ekspertëve sa më shumë sheqerna të konsumojmë, aq më shumë do kemi nevojë për ta shtuar këtë dozë, sepse receptorët ngopen me sheqer, e nevojitet një dozë më e lartë që ne të marrim të njëjtën ndjesi dhe kënaqësi që merrnin në fillim.

Të njëjtat efekte dhe sjellje provokon droga, edhe alkooli. Gjithmonë njerëzit e varur ndaj tyre kërkojnë më shumë, sepse e njëjta dozë e humb efektin që jepte fillimisht.

Nëse ndjeni një nevojë të vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, pa arritur të ngopeni, sidomos në këtë periudhë të vitit, me siguri keni varësi ndaj sheqerit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se sasia e sheqerit që duhet të konsumojë një individ në di të është 6 lugë kafeje. Është e vështirë që të llogarisësh sheqernat që përmban çdo ushqim por ekspertët ngulmojnë që sasitë e sheqerit që konsumohen duhet të jenë në nivele të ulëta.