Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të votojnë kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila parashikon heqjen e embargos ndaj Kubës, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.
Po ashtu edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley është deklaruar kundër rezolutës që Kuba përfaqet çdo vit në OKB, në 26 vitet e fundit./KosovaPress/