Aktuale

​Sekuestrohen afër 15 kg marihuanë në Mitrovicë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 14 kg e 722gram.

Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/