Qipro, Greqia dhe Egjipti do të bashkëpunojnë më ngushtë për të luftuar kundër terrorizmit dhe trafikut të qenieve njerëzore në Mesdheun lindor, premtuan sot ministrat e Mbrojtjes së tre vendeve të mbledhur Larnaca (jug).
“Kërcënimet terroriste dhe ekstremizmi janë rritur, veçanërisht nëse mendojmë për kthimin e terroristëve në vendet e tyre të origjinës, pas dështimit në Siri dhe në Irak”, konfirmoi ministri egjiptian i Mbrojtjes, Sedki Sobhi duke iu referuar xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
“Këto kërcënime kanë rritur përgjegjësinë për të bashkëpunuar si shtete mike dhe fqinje në Mesdheun lindor”, shtoi ai.
Tre ministrat nënvizuan rëndësinë vendimtare të shkëmbimit të informacioneve për të luftuar kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, por gjithashtu dhe kundër terrorizmit.





















