Presidenti rus dhe ai turk, Vladimir Putin dhe Redzep Tajip Erdogan sot shprehën shqetësim serioz për vendimin e SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit.
Siç njofton Kremlini, në një bisedë telefonike, të dy udhëheqësit ranë dakord se nuk mund të lejohet përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në Lindjen e Mesme./KosovaPress/