Miratimi i projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar, duket të miratohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, duhet të sqarohet nëse ligji anti-mafia do t’i përfshijë të gjitha shtresat e shoqërisë apo duhet të fillojë me disa kategori.
Në Kosovë janë formuar agjencione për luftim të korrupsionit por kjo praktik ka dështuar sepse po përballemi me shkallë të lartë të korrupsionit, luftimi i së cilit do të duhej të bëhej nga një departament i veçantë brenda Prokurorisë së Kosovës.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me “Procedimin dhe miratimin e Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar”.
Në emër të grupit paralementar të Lëvzjes Vetëvendosjë, sot është diskutuar për hartimin e projektligjin për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu tha se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga mandati i kaluar, pati proceduar në kuvend projektligjin për shqyrtimin e pasurisë së pajustifikuar.
“Në qoftese e keni parë strategjinë legjislative për vitin 2017, në asnjërën prej projektligjeve nuk është projektligji për vërtetimin e pasurisë së paligjshme… Qëllimi i projektligjit ka të bëjë me trajtimin e legalitetin të pasurisë duke mos e kushtëzuar nga kryerja e veprës penale. Pra, barra e provës bie nën personin e dyshuar në të cilin ekziston dyshimi bazuar se e ka krijuar pasurinë në përmes aktivitet kriminal. Me këtë projektligj i dyshuar duhet të sigurojë prova për prejardhje e pasurisë. Po ashtu, ky projektligj ka që për qëllim hetimin shqyrtimin e transaksionit pasuror që mund të bëheshin me qëllim të ndjekjes nga bazat e dyshuara. Qëllimi është zgjerimi i kompetencave të prokurorisë dhe gjykatave të rregulla, në aspektin sa i përket krimit dhe korrupsionit, duke pasur parasysh standardet për të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Kosovë janë formuar agjencione, institucione për luftim të korrupsionit, ose për parandalim të tij dhe besoj se kjo praktik ka dështuar sepse ne përballemi me shkallë të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ardhur koha për një departament të veçantë brenda prokurorisë, ndoshta asaj speciale, në mënyrë që ky departament të merret vetëm me luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionin”, tha Haxhiu.
Kurse, Artan Demhasaj nga organizata Çohu, tha se kanë kërkuar të kenë baza të reja ligjore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Sipas tij, deri më tani janë zyrtarët e lartë shtetëror ata që menaxhojnë paranë publike dhe që janë risku më i madh i përfitimit të pasurisë së paligjshme.
“Ne kemi kërkuar të kemi baza të re ligjore, e cila do të merret vetëm për konfiskim të pasurisë së paligjshme, duke mos e lidhë fare me konfiskim të pasurisë që janë derivat i veprave të ndryshme penale. Kjo e bën një aspekt më ndryshe, për shkak se ai prokuror që është koment me zbatuar këtë ligj, nuk i intereson vetëm individi por pasuria. Pra, e përcjell rrjedhën e pasurisë e jo individin… Duhet me sqaru kuptimin e ligjit anti-mafia, se a ka me i përfshi ky ligj të gjitha shtresat e shoqërisë, apo fillimisht duhet me u filluar me disa kategori. Që mundet me kanë risku kryesor i pasurisë të paligjshme që deri më tani janë zyrtar të lartë shtetëror që menaxhojnë paranë publike dhe që atu është risku me i madh i përfitimit të pasurisë së paligjshme”, tha Demhasaj.
Në anën tjetër, Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike-Politike, tha se ky ligj duhet të vlejë që nga qytetarët e Kosovës edhe për zyrtarët e lartë shtetëror.
Ai tha se duhet të hetohen deputetët të cilët kanë dyfishuar pasurinë e tyre.
“Ndaj kujt do të vlejë ky ligj vetëm ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror apo do të zbatohet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës… Deputetin e vitit 2014 dhe Agjencia Kundër Korrupsionit e ka deklaruar me një pasuri prej 200 mijë euro. Tash, dy vjet pas si një deputetë e ka bë një pasuri prej 400 mijë euro. Shtrohet pyetja se si ka arritur një deputet me një pagë mesatare 1500, ta dyfishojë pasurinë e tij. Besoj që duhet të kapemi prej momentin kur e kemi dëshminë e caktuar, ku ai e ka deklaruar pasurinë e tij. Si ka arritur deri te forma e dyfishimit të pasurisë dhe ta dëshmojë…Ne përkrahim idenë të mos krijohen agjenci të reja sepse e kemi stërngarkuar administratën shtetërore, dhe e kemi stërngarkuar buxhetin e Kosovës me agjenci, të cikat mund të bashkohen në një agjenci të vetme. Prandaj ne përkrahim që brenda Qeverisë dhe brenda gjykatave të krijohen departamente të veçanta që merren me rastin e het imeve dhe pasurinë e pajustifikueshme”, tha Ajeti.
Kurse, Besim Kelmendi prokuror special tha se ky ligj është i qëlluar dhe sipas tij, është nevojë urgjente për t’u proceduar në parlament për miratim.
“E kam përkrahë këtë iniciative, bile çuditem që kanë kaluar kaq vite dhe ky ligj ka mbetur në sirtarë e institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe ka ardhur koha e fundit që ne të flasim për korrupsionin, për krimin e organizuar dhe të mos krijojmë mekanizma ose baza ligjore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar… Mendoj që duhet të caktohet një momenti kur njerëzve duhet t’u thuhet boll keni bërë pasuri pa e ditë burimin e kësaj pasurie, pa e ditë origjinën e asaj pasurie dhe dje jeni kanë një person me një euro, tash jeni me 1 milion euro. Është detyrë e secilit qytetarë me tregu që ka një pasuri me regjistrua pasurinë…Është me rëndësi jo vetëm zyrtarët që janë të detyruar ta deklarojë pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, por secili qytetarë e ka për detyrë ta deklarojë pasurinë e vet. Është e pakuptueshme që një person zyrtarë deputet, qoftë ministër, qoftë zyrtar të jep deklarate për pasurin e tij dhe nuk verifikohet deklarata e tij, si është e mundur që një person jo zyrtarë, se ka pas asnjë cent në xhep dhe sot bëhet milioner dhe të mos verifikohet prejardhja e tyre”, tha Kelmendi.
Ndërsa, avokati Tomë Gashi theksoi se problemi tjetër që duhet ta mendojnë deputetët e Kosovës, që të mos i frikësojnë investitorët për shkak të pasigurisë juridike.
“Janë prokurorët që do të duhet të hetonin atë që është haptas në disproporcion me të ardhurat që ndonjë personi, ne gjithmonë mendojmë për zyrtarët shtetërorë…Ky ligj sado i mirë që të jetë, të mos shfrytëzohet si luftë politike apo për dështimin e individëve, duke u përdorur si një shpat kundër dikujt që ka qenë në pozitë, apo në opozitë apo shoqëri civile… Të mos kemi revanshizëm që nesër mund të jetë në pozitë të ketë pushtet që po përdoret si hakmarrje ndaj të tjerëve. Problemi tjetër është më tepër i ekonomistëve, do duhej të mendonin deputetët e Kosovës, ata që e sponsorizojnë këtë ligj që të ketë ndryshime që të mos i frikësojmë ne ata që dojnë të investojnë në Kosovë, se edhe ashtu shumë njerëz e kanë problemin e pasigurisë juridike”, tha Gashi.
Kurse, Avokati i Popullit, Ilmi Jashari tha se duhet të kemi guxim profesional për ta zbatuar ligjin.
Ai tha se nuk ka ndonjë dallim me ligjit paraprak dhe draftit aktual.
“Nuk mjafton vetëm ligji për të zbatuar të drejtën, duhet me pas ngaherë edhe shpirt edhe zemër, për t’i hy guximi profesional, dhe për të vendos çështje që nuk janë komplet të sqaruara në depozita ligjore. Mendoj që janë disa çështje që duhet të trajtohen patjetër, do duhej të ekzistonte një dallim i kjartë, në mes të procedurave që zbatohen në procedurë penale dhe ato civile. Dallimi mes ligjit paraprak dhe draftit aktual është vetëm hekë emri i pasurisë së fituar me vepër penale, ndërsa, në substancë të këtij drafti ende mbetet prokuroria që është autorizuar dhe mbete gjykata për krime ekonomike, nuk kemi një dallim në qasje”, tha Jashari.
Arsyeja për këtë tryezë u tha se është marrja e propozimeve para se ligji të procedohet në Kuvend./KP