Aktuale

​Policia zbulon laboratore të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Kosovës ka zbulon dy laboratore të brendshmë, të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në Pejë, me ç rast ka arrestuar një 50 vjeçar me inicialet B. H.

Policia njofton se rreth orës 21:00, ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar, ku gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet B. H.  i lindur më 1966 në Pejë.

“Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar dyqind e njëzet e tetë bimë të llojit Kanabis sativa të gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra, një komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve, shiringa, dy termometra, dy kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave, dy pompa për tërheqje të ujit, një pako me doreza të plastikës, pesë shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe , një kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM  complex, (20 kg), ndriçim i improvizuar me neona 7 copa, 29 saksi të plastikes te zbrazëta, një shishe plastike 0.5 L, kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI, nj palë gërshëre, një marker i zi permanent, dy shishe plastike një litërshe ATA PK13-14, dy filete të mëdhenj për pastrim të ajrit, tabela elektrike me siguresa, kanistër plastike për ujitje një, flladitëse me rryme 4 copa, pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte, kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder, kuti plastike 300 ml cilonex,  faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike, folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit, folie e ngjitur për muri për nxehtësi, pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura, kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips, transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.