Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, tanimë kanë dal në sheshin “Skënderbe”, duke rrethuar ndërtesën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, një grup i madh i pjesëtarëve të njësisë speciale të Kosovës, është vendosur në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës.
E derisa mbesin edhe 30 minuta deri në fillimin e protestës, në këtë pjesë të sheshin nuk ka lëvizje të mëdha të qytetarëve dhe as të protestueseve.
Po në këtë shesh, policia ka shoqëruar gazetarin Dibran Istrefin, për të cilin thuhet se kërkohet nga prokuroria për t’u marrë në pyetje./KosovaPress/


