Janë mbyllur vendvotimet, në të cilat deri para pak çastesh britanikët kanë votuar, për të vendosur nëse do të qëndrojnë apo do të largohen nga Bashkimi Europian.
Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor një numër rekord prej 46 milionë e 499 mijë e 537 persona me të drejtë vote iu janë drejtuar kutive të votimit që prej orës 08:00 të mëngjesit.
Rezultatet pritet të publikohen shumë shpejtë, të cilat do të japin rezultatin e referendumit historik britanik.
Ky është referendumi i tretë mbarëkombëtar në historinë e Britanisë së Madhe dhe vjen pas një beteje 4 mujore mes palëve pro dhe kundër Bashkimit Evropian.