Aktuale

​Përfundon takimi i liderëve politik me Komisionerin Hahn

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve politik dhe Komisionerit Johannes Hahn. Pas takimit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk u deklaruan për media, derisa kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, deklaruan se janë biseduar për disa tema, si zgjedhjet, demarkacioni dhe reformat evropiane.

Haradinaj tha se ka pasur mospajtime dhe opozita nuk është lëkundur nga qëndrimet dhe mendon se zgjidhje e vetmja janë zgjedhjet, raporton KosovaPress

Kurse sipas Ymerit ky takim ishte pa rezultat. Ymeri po ashtu tha se e ka njoftuar Hahn për rastin Dehari dhe sipas tij Hahn ka kërkuar hetim të pavarur.

Pas takimit foli edhe euro-deputetja Ulirike Lunaçek, e cila theksoi se ishte një takim i frytshëm ku është diskutuar për reformën evropiane.

Për veç Komisionerit Johannes Hahn dhe nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulurike Lunaçek, në takim merrnin pjesë Kadri Veseli, PDK, Isa Mustafa, LDK, Visar Ymeri, VV, Ramush Haradinaj, AAK dhe Jakup Krasniqi, Nisma.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë, kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, raporton KosovaPress.