Rajon & Botë

​Operacion kundër ISIS-it në Ankara, 60 persona të ndaluar

Gjatë operacionit të kryer nga ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit dhe të inteligjencës në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë kundër organizatës terroriste ISIS, janë ndaluar 60 persona të dyshuar, shumica e të cilëve me origjinë të huaj.

Sipas informacioneve, mësohet se në orët e para të mëngjesit është kryer një operacion i njëkohshëm në disa adresa në rajonet Sincan, Çubuk, Yenimahalle dhe Mamak të Ankarasë. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 60 persona, shumica e të cilëve me origjinë të huaj.

Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësor janë dërguar në polici për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.