Si rezultat i “ndërhyrjes së dhunshme, të pamatura dhe të paligjshme” të Gardës Bregdetare të Libisë në operacionet e shpëtimit në ujërat ndërkombëtare, pesë emigrantë, përfshirë një fëmijë, vdiqën sot, njoftoi një OJQ gjermane.
“Rojat bregdetare” një nga disa OJQ-të, që kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi me anije në Mesdhe, tha se jeta e emigrantëve po humbet në mënyrë të panevojshme, për shkak të taktikës së hartuar keq të Gardës Bregdetare, e cila është e trajnuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian./KosovaPress/