Aktuale

​Obiliq, sulmon viktimën me shkop druri, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi që njëjti ka sulmuar fizikisht me shkop druri viktimën mashkull shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./K